MPB-ja merr vendim për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin e shtetasve të huaj

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

MPB-ja ka marr vendim për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin e shtetasve të huaj.


Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejes së Qëndrimit për të Huajt.


Ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë.
Me anë të këtij vendimi, këta qytetarë nuk do të aplikojnë çdo vit, siç kanë bërë deri më tani, por vetëm një herë në pesë vite.

Ky vendim do të u lehtësoj edhe qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të pajisen me leje qëndrimi.
Ministri Mustafa zotohet se do të vazhdoj përkushtimin e tij që të gjithë shtetasit e huaj pa dallim mund të aplikojnë dhe të pajisen me leje qëndrim përmes plotësimit të kritereve që janë përcaktuar më këtë Udhëzim Administrativ.

Të ngjashme