MPB: Javën tjetër vjen kontingjenti i ri me material për dokumente personale

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Në fillim të javës tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë kontingjentin e ri me material për furnizimin me dokumente personale – letërnjoftim, pasaportë e patentë shofer.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi.

“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, tha ajo.

Në fund të shkurtit, MPB ka njoftuar se situata ka filluar të stabilizohet.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko”, thuhej në njoftimin e kësaj ministrie.

Të ngjashme