MPB për sulmin ndaj ndërtesës së komunës në Mitrovicë të Veriut: Tentativë nga Serbia për të eskaluar situatën

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmin ndaj komunës së Mitrovicës së Veriut.

MPB ka thënë se nga ky sulm janë dëmtuar dy vetura zyrtare dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për hetimin e rastit.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, kanë thënë nga MPB.

Reagimi i plotë:

Vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve shtetërore.

Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve.

Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të ngjashme