Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur një konkurs për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Siguri Kibernetike.
Zëvendësministri Bardhyl Dobra ka ftuar profesionistët që përmbushin kushtet dhe kriteret e konkursit të aplikojnë për këtë rol të rëndësishëm.
Në postimin e tij, Dobra theksoi rëndësinë e digjitalizimit dhe nevojën për të ndërtuar kapacitete të forta për mbrojtjen dhe parandalimin e kërcënimeve kibernetike.
“Na duhen vajzat dhe djemtë më të përgatitur për të shërbyer në këtë fushë në vendin tonë,” shkroi ai.
Konkursi është i hapur deri më 16 nëntor 2024. Detajet e plota për konkursin mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë.