Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Kosovës dënon ashpër vandalizmin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.
Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal. Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konsideron se edhe incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten.