Në Ministrinë për Punë të Jashtme (MPJ) në rrjedh e sipër është procedura për zbardhjen e rastit me ambasadorin e Maqedonisë në ShBA, Vasko Naumovski i cili para do kohe gjatë vizitës së zv/ kryeministres dhe ministres së mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në ShBA, aspak nuk ka vënë kontakt me delegacionin, dhe as që është paraqitur në ndonjërin nga takimet që Sheqerinska ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në ShBA.
Ndryshe Ambasada në ShBA ka qenë e njoftuar për vizitën e zv/ kryeministres Radmilla Sheqerinska.