Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se nuk ka reciprocitet me Bosnjën dhe Hercegovinën, veturat me ato targa mund të hyjnë në Kosovë.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës informon të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë pengesë në qarkullimin e lirë të veturave me targa të regjistrimit të Bosnjë Hercegovinës dhe si rrjedhojë ato lejohen të hyjnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së
“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen për vonesat dhe pengesat e ndodhura mbrëmë”.
Ky reagim i ministrisë ka ardhur pasi dje disa qytetarë të Kosovës kanë mbetur me orë të tëra në Merdare dhe nuk janë lejuar të kalojnë kufirin e Kosovës me targa të Bosnjës.
Dje është raportuar se Kosova ka ndërmarr një masë reciprociteti ndaj Bosnjës dhe që me targa të Kosovës nuk mund të kalohet në atë shtet.