Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka mbajtur konferencë për media me ç’rast ka dhënë detaje shtesë rreth projektit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor” (WBF), raporton EkonomiaOnline.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejane Vuniqi tha se numri i kërkesave për mbështetje është shumë i madh dhe u janë dhënë shumë mundësi të gjithë aplikantëve nga rajoni.
“Është një numër shumë i madh i kërkesave për mbështetjen e projektit çdo vite, dhe ne kemi bërë më të mirën për ta dhe pa përjashtime dhe kemi ofruar shumë mundësi për të gjithë aplikantët nga rajoni. Në vitin e kaluar për të ofruar më shumë mundësi dhe mbështetje për ta kemi punuar së bashku në mënyrë që të rritet efikasiteti , dhe të bëhet më e mira për projektet. Sot mund të them që kemi arritur në konkluzione me partnerët e tjerë dhe në mbledhjen e Ministrave ne kemi pasur një pritje të shkëlqyer”, tha ajo.
Drejtor i WBF-së, Gjergj Mura, para të pranishmëve tha se ky projekt është për të gjithë dhe se duhet të punojnë të bashku në mënyrë që të arrihen sukseset.
“Arsyeja pse jemi këtë është sepse Kosova e ka presindencën e Fondit Ballkanik për vitin 2019, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falenderuar zotri Vuniqin dhe të pranishmit të tjerë për këto angazhime, jam i sigurtë që në të ardhmen me mbështetjen dhe kurajon e Prishtinës si partenere e fondit tonë do të arrimë më shumë rezultate. Është në dorën e juaj të propozoni projekte dhe të arrini suksese, do të ju kisha lutur juve që të jeni më kërkues dhe që të pyesni ekspertët e tanë për informatat që ju nevojitetn”.
Dua të ju them një gjë, Kosova është një element i rëndësishëm në rajon, ju keni ekspertë shumë të mirë për projekte që ju duhen dhe ne kemi 85 projekte lidhur me Kosovën dhe shumë punë tjera të rëndësishme për të bërë në bashkëpunim me juve tha Mura, raporton Ekonomia Online.
“Sot gjithçka është për ju dhe që të keni një projekt të suksesshëm ju duhet të punoni së bashku dhe mos të ndaleni”, tha ai.
Ndërsa gazetarja Kaltrina Ajeti tha se është shumë me rëndësi që ka pjesmarrës nga OJQ-të
“Është shumë e rëndësishme të jemi këtu, kemi edhe pjesëmarrës të tjerë nga OJQ-të nga Podgorica dhe nga Shkupi, ne me këto organizata e kemi zhvilluar një takimi dy javë më parë në Shkup dhe ishte një mundësi e mirë të i ndajmë eksperiencat e tona për gazetarinë dhe gjërat e tjera që kanë të bëjnë me mediat”.
Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) është krijuar me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe prezantimin e përbashkët të WBF-së tek vendet e treta.
Republika e Kosovës e ka marrë kryesimin njëvjeçar të WBF-së që nga data 1 janar 2019.