MPJ rikonfirmon njohjen nga Guinea-Bissau, pas raportimeve të medieve

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 17:10 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se Republika e Guinea-Bissaut nuk e ka njohur Kosovën.

MPJ përmes një njoftimi është shprehur se për njohjen nga Guinea-Bissaut ka notën verbale zyrtare dhe se çdo rënie pre e fushatës proganadisitike të lajmeve të rreme të Serbisë është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit.

Reagimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 Janar 2018 nëpërmjet të cilës është ri-konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.

Ky ishte konfirmim zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpërndarë të njëjtin dokument tek mediat vendore me 2 Shkurt, 2018 andaj çdo rënie pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme serb është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit për të forcuar subjektivitetin dhe integrimin ndërkombëtarë.

Bashkëlidhur, e gjeni notën verbale zyrtare.

 

Të ngjashme