Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje
shtetasve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt Kinës, pasi
virusi vdekjeprurës i quajtur “coronavirus”, i cili shpërtheu muajin e kaluar në
qytetin Wuhan, është shfaqur edhe në Tibet, dhe kështu konfirmohet prania e tij
në të gjithë territorin kinez.
Autoritetet kineze të shëndetit publik kanë bërë të ditur se deri më tani janë
konfirmuar 7,711 veta të infektuar në Kinë, ndërsa sipas Organizatës Botërore
të Shëndetësisë coronavirus-i është përhapur edhe në të paktën 15 shtete të tjera
të botës, përfshirë Zvicrën, Francën dhe Gjermaninë.
Numri i vdekjeve nga coronavirus-i, që dyshohet të ketë shpërthyer nga një rezervuar kafshësh, është rritur në 170 veta, ndërkohë që përpjekjet shkencore për të gjetur vaksinën vrasëse të virusit janë intensifikuar, edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka rrezik që zbulimi i saj të mos ndodhë edhe disa muaj.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës fton të gjithështetasit kosovarë që ndodhen jashtë vendit, të evitojnë daljet nëpër vende ku ka dyshime për ekspozim ndaj këtij virusi, meqë shqetësimi më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetësisëështë bartja e tij prej njeriut tek njeriu.
Po ashtu ftohen të gjithë shtetasit kosovarë që mund të jenë të bllokuar në Kinë, apo kanë simptoma të infeksionit nga ky virus (pavarësisht vendndodhjes), të kontaktojnë Ambasadën më të afërt për ndihmë.
Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe institucioneve përkatëse shëndetësore dhe atyre të sigurisë kombëtare,tëzbatojnë masat e nevojshme tëparandalimit të kësaj epidemienë kufijtë e Republikës së Kosovës,duke ndaluar në pikat kufitare tëinfektuarit dhe të dyshuarit e mundshëm, përfshi izolimin nga kontakti me njerëz, futjen në karantinë dhe monitorimit e gjendjes së tyre shëndetësore.
Të dhëna më të hollësishme për publikun rreth rrezikut nga epidemia, mund të gjenden në ueb-faqen e Organisatës Botërore të Shëndetësisë, e cila po ashtu ka paralajmëruar se së shpejti do të mund të merr vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, emergjente, për mbrojtje nga virusi vrasës.