Me arritjen e zezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë transitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Serbisë.
E për këtë, MPJD, ka kërkuar që bashkatdhetarët tanë t’i shmangen rrugëve nga Serbia, për shkak siç thuhet në komunikatë, sjelljeve të papërgjegjshme të Serbisë.
“Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë.