Ndalimi i vizitës së patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është veprim krejtësisht infantil në vlerësimin më të butë të këtij akti!
Ndalimi i vizitave te klerit fetar serb në Kosovë do të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga politika serbe në favor te Serbisë te partneret tanë ndërkombëtarë, duke e portretizuar Kosovën, si shtet dhe shoqëri që mohon te drejtat dhe liritë themelore të njeriut!
Të gjithë e dimë per lidhjen e fuqishme ndermjet politikes dhe klerit fetare në Serbi, por përderisa Manastirit te Deçanit i kemi dhuruar me tapi gjithë ata hektarë, ndërkohë me luajt rolin e patriotit me do veprime “epike” për TikTok, shumë pahijshëm!