Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), njofton se Serbia ka liruar Agim Gjocajn, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të Nezir Mehmetajt
Gjocaj u arrestua rreth dy javë më parë në
mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë,
ndërsa shtetasi tjetër Kosovar, Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahet padrejtësisht
në paraburgim tash e dhjetë muaj.
MPJD bën thirrje që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, e ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë.
Një sjellje e
tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e
lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të
plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim
Ekonomik.
Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar
Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke
manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste.
Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që
shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i
shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit
të tyre, me akuza të motivuara politikisht.