Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Prindon Sadriu nuk ka dhënë asnjëherë dorëheqje nga pozitat e tij brenda kësaj ministrie.
Kështu tha për Klankosova.tv sekretari i MPJD-së Behar Isma.
“Lajmi është i pasaktë. Deri më tani tek zyra që unë përfaqësojë nuk kemi asnjë paraqitje të dorëheqjes”.
Ndërkaq diplomati kosovar në Maqedoninë e Veriut dhe njëherësh zotëriu i parë, Prindon Sadriu, nëpërmjet një statusi në Facebook ka ofenduar gazetarët duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.