MPJD thotë se tabelën sinjalizuese që i referohej Pejës si pjesë e Serbisë, që u hoq, e ka adresuar me institucionet e Malit të Zi

Prishtinë | 07 Pri 2025 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar në lidhje me vendosjen e një tabele sinjalizuese në Murinë, me mbishkrimin “Pec Srb”, me përmbajtje të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetërorë të Kosovës me Malin e Zi.

Sipas njoftimit për media thuhet se pas marrjes ë informacioneve, MPJD përmes ambasadës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje në institucionet kompetente të Malit të Zi.

E pas këtyre hapave, MPJD njofton se tabela është larguar tashmë nga aty ku ishte vendosur.

Të ngjashme