MPMS-ja nënshkruan marrëveshje në fushën e aftësimit profesional

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 12:07 | Nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e aftësimit dhe riaftësimit profesional.

Marrëveshja që u nënshkrua në mes të ministrit të MPMS-së, Skender Reçica dhe drejtorit të KPK-së, Astrit Panxha ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e aftësimit dhe riaftësimit profesional, për përgatitjen profesionale të kuadrove në sektorin e prodhimit dhe nevojave të klubit të prodhuesve.

Ministri Reçica dhe drejtori Panxha e vlerësuan të rëndësishme bashkëpunimin nëpërmjet kësaj marrëveshje, duke marrë parasysh nevojat e tregut të punës dhe kompanive kosovare, për ngritje të kuadrove në aftësim dhe riaftësim profesional dhe me qëllim të punësimit.

Të dy u dakorduan për thellim të bashkëpunimit edhe nëpërmjet projekteve tjera në të ardhmen, që kanë për qëllim avancimin e përgatitjes profesionale të kuadrove në përputhje me nevojat e prodhuesve vendorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme