Muajin e kaluar, reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, lansoi albumin e tij të parë të titulluar “GASHI”.
Në të përfshihen gjithsej 16 këngë, pjesë e të cilit janë edhe disa bashkëpunime me emra të suksesshëm të tregut ndërkombëtar, si kënga “Safety”, që e solli së fundmi me DJ Snake.
Artisti në fillim të këtij muaji po ashtu lansoi edhe videoklipin e këngës së tij “Yesterday” në bashkëpunim me Maxx Owa.
I njëjti tashmë duket se ka nisur punën për një tjetër projekt dhe ky lajm u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa në Instagram ka publikuar një video duke treguar se ky projekt do titullohet “MR. Ferrari”.
E gjithë kjo këngë bëhet e ditur se u punua nga producentët e famshëm botëror, Stargate, në shtëpinë diskografike “RCA Records”.
Pas projekteve të reja, reperi me prejardhje nga Kosova do të nisë një turne muzikor në Evropë dhe Amerikë, shkruan Telegrafi..
Ai gjatë kësaj vere ishte sërish i pranishëm në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.