Mrekullia e jetës, binjakët vijnë në jetë 20 minuta pas tërmetit shkatërrimtar

| 26 Nën 2019 | 12:52 | Nga

Aureola e jetës nuk mund të cenohet kurrsesi, ndonëse natyra tregohet në ndonjë rast e pamëshirshme, sikundër u tregua me tërmetin e fuqishëm në vendin tonë, shkruan MAPO.

Në orët e para të mëngjesit, dy binjakë kanë lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga mjekja e Anika Dokle, përmes postimit të një videoje të dy të porsalindurve.

“Unë dhe shokët e mi, edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”-ka shkruar krahas videos mjekja.

https://www.facebook.com/adokle/videos/10221651127566673/?t=0


Të ngjashme