Mrekullia ndodh në Turqi: Një 3-vjeçare nxirret e gjallë pas 65 orësh nga rrënojat

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Mrekulli që nuk mund të përshkruhet dot me fjalë mund ta quajmë atë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Turqi.

Mësohet se një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeç është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e banesës së shëmbur nga tërmeti i fortë 6.7 të shkallës Rihter.

Vogëlushja Elif, është nxjerrë e gjallë pas 65 orësh në rrënoja, ndërsa disa orë më herët u nxorrën motrat e saj binjake dhe nëna. Bëhet me dije se vëllai i saj Umut 7 vjeç ka humbur jetën.

Ekipi i kërkim-shpëtimit, familjet dhe të gjithë në zonën e rrënojave kaluan momente emocionuese.

Në një postim në Twitter, Mehmet Gulluoglu, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), shprehu kënaqësinë për shpëtimin e vajzës së vogël, ndërsa operacioni për nxjerrjen e saj u ndoq me zemër në dorë nga mediat dhe nga familjarët.

Të ngjashme