Prej zeros në heronj. Trepça ’89 i ka mahnitur të gjithë në këtë edicion duke e siguruar titullin e kampionit të Kosovës, të parin në histori, edhe pse pakkush e priste një gjë të tillë para fillimit të stinorit.
Skuadra simpatike mitrovicase i radhiti sukseset një pas një falë organizimit, mobilizimit dhe punës së përbashkët të palodhshme.
“Xehetarët” tash po mendojnë për pjesëmarrjen në garat evropiane, ku besojnë se do të jenë të suksesshëm. Kryesia premton shpërblime për lojtarët heronj.
Trepça ’89 i ka lënë të gjithë me gojë të hapur duke e fituar titullin e kampionit të Kosovës në këtë edicion.
Mitrovicasit kishin mbetur pa disa lojtarë të rëndësishëm para fillimit të sezonit dhe tifozët e futbollit i shihnin ata në pjesën e poshtme të tabelës, shkruan sot gazeta Zëri.