MSH-ja: 1 280 vdekje janë regjistruar në mesin e personave të pa vaksinuar

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

MSH-ja ka thënë se vaksinat kanë rol kyç në parandalimin e infektimit, vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19.

Nga 1.435 vdekje të shënuara nga COVID-19 në periudhën 5 gusht-1 dhjetor 2021 në Kosovë, 89% apo 1.280 vdekje janë regjistruar në mesin e personave të pa vaksinuar plotësisht.

Kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga COVID-19.#VAKSINOHU

Të ngjashme