MSh-ja bën thirrje për kufizim të kontakteve, përmend valën e re infektive

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve t’i kufizojnë kontaktet me njëri-tjetrin pasi janë të nevojshme për të frenuar valën e re të infektive me koronavirus.

Në një njoftim në Facebook, MSH-ja shkruan se një numër i madh njerëzisht është aktualisht i infektuar me COVID-19, e kjo e rrit rrezikun e infektimit dhe kontraktimit të koronavirusit.

“Njerëzit që janë të vaksinuar dhe ata që janë shëruar gjithashtu mund të infektohen. Vaksinimi mbron shumë, por jo 100. Përveç kësaj, mbrojtja bie me kalimin e kohës. Ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për veten dhe të tjerët. Kjo do t’ju ndihmojë të frenoni pandeminë e COVID-19”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme