MSh-ja dhe “Grupi mbështetës për Fibrozë Cistike në Kosovë” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përfaqësuesi i Shoqatës “Grupi mbështetës për Fibrozë Cistike në Kosovë”, Atdhe Rama, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimit për bashkëorganizimin e Konferencës së 12-të të Fibrozëz Cistike për Evropën Juglindore.

Fibroza cistike është një sëmundje e trashëguar e cila i prek mushkëritë dhe sistemin tretës. Personat e prekur nga kjo sëmundje shfaqin probleme me frymëmarrjen, infeksione të shpeshta në mushkëri dhe vështirësi në tretjen e ushqimit.

Kjo ministri thotë se po merr përsipër një pjesë të shpenzimeve, për qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë për shërbimet mjekësore në të mirë të pacientëve me fibrozë cistike.

“Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është bashkë-organizimi i Konferencës, si dhe përcaktimi i obligimeve të përbashkëta për financimin dhe organizimin e konferencës, e cila do të mbahet nga data 3 deri më 5 prill 2025”, thuhet tutje në njoftimin e MSH-së.

Të ngjashme