MSh-ja dhe PRAK-u nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 16:20 | Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK), nënshkruan sot Marrëveshje bashkëpunimi rreth rritjes së bashkëpunimit në drejtim të përmirësimit dhe konsolidimit të pozitës së pacientit në sistemin shëndetësor në Kosovë.

Ministri Rrahmani tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka për qëllim vetëdijesimin e popullatës me të drejtat e tyre si pacientë, që do të rezultonte në zvogëlimin e shkeljeve të drejtave të pacientëve nga ana e stafit profesional shëndetësor.

Marrëveshja parasheh që MSH t’i ofroj PRAK-ut qasje të lehtësuar në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë , të cilat janë me interes për shoqatën dhe janë brenda kornizës së misionit të shoqatës, dhe në bashkëpunim, do të ndërmarrin aktivitete të ndryshme me qëllim të evidentimit të shqetësimeve që kanë pacientët, si dhe ndikimit në përmirësimin e tyre.

Po ashtu, në bazë të kësaj marrëveshjeje, MSH dhe PRAK pajtohen për rritjen e bashkëpunimit rreth miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore që e prekin drejtpërdrejt interesin e pacientëve në Kosovë.

Të ngjashme