Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Ardian Mehmetaj priti sot në takim Konsullin e Nderit të Republikës së Malajzisë në Kosovë, z. Islam Hasani.
Temë e diskutimit të takimit ka qenë përgatitja për të sjellë në Kosovë donacionin e shtetit të Malajzisë për Kosovën që përmban 1 milionë maska mbrojtëse dhe 30 000 dorëza lateks.
MSh shprehu mirënjohjen e saj për Qeverinë e Malajzisë për këtë donacion dhe theksoi përkushtimin për të lehtësuar procedurat e arritjes së tij në Kosovë si dhe gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin në të ardhmen.