Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur gjermane ICME për menaxhim spitalor të spitaleve kosovare, raporton Ekonomia Online.
Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se QKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë pasur mungesë të theksuar të menaxhimit të mirëfilltë spitalor ku si pasojë këtë situatë e kanë vuajtur pacientët por edhe vet profesionistët shëndetësor.
“Rrjedhimisht spitalet kanë ofruar më pak shërbime për qytetarët, ka pasur më pak llogaridhënie, si dhe më pak efikasitet”, tha ministri Ismaili.
Ismaili shtoi se për shkak të mungesës së harmonizimit me praktika ndërkombëtare menaxhimi i këtyre komponentëve kryesore për funksionimin efikas të spitaleve nuk ka funksionuar.
“Prandaj, kontrata e nënshkruar sot me kompaninë gjermane do të jetë kyçe për të na ndihmuar të identifikojmë problemet dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të bazuara në praktika ndërkombëtare”, tha Ismaili.
Gjatë konferencës për shtyp, Ismaili tha se duke qenë se jemi afër një faze të re, që presim funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, spitalet tona duhet të jenë në gjendje të kontraktojnë me Fondin, raporton EO.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se është mirë që buxheti të shpenzohet për një sistem shëndetësor që ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
“Çështjet shëndetësore janë në fokus të ministrive dhe të njerëzve që jetojnë këtu, ju keni marrë një angazhim vetanak të përdorni sa më mirë të ardhurat nga tatimet dhe buxhetin e qeverisë për nje sistem shëndetësor të mirë, këtë e shohim si sfidë të madhe për këtë vend”, tha ai.
“Me ndihmën financiare të Bankës Botërore ministria juaj po shkon drejtë një sistemi me të mirë në menaxhimin spitalor. Ne kemi përvojë të madhe në kujdesin shëndetësor nuk mund të i projektoni zgjidhjet një për një të Gjermanisë në Kosovë dhe për këtë jam i lumtur që kemi kompaninë ICME që do punoj me ekspertët e ministrisë që të i bëni zgjidhjet që u përshtaten juve”, tha Heldt.
Marco Mantovanelli, nga Banka Botërore (BB) tha se duhet që krijohet fondi i sigurimeve shëndetësore.
“Ngritja e kapaciteteve është e rëndësishme për sektorin shëndetësor të Kosovës, kapacitetet për t’i enadhuar mirë ndihmojnë të arrihet ajo që duam dhe të bëhet fondi i sigurimeve shëndetësore”, tha ai
“Mënyra më e lehtë për një familje të varfërohet është të fitoj një sëmundje jo ngjitëse siç është kanceri dhe ne po punojmë në këtë drejtim të i shmangemi kësaj situate në të ardhmen”, shtoi ai.
Holger Micheel Sprenger nga kompania ICME tha se po sjellin ekspertizë ndërkombëtare në Kosovë.
“Ne jemi të nderuar për këtë partner qe do i zgjedhim problemet në Kosovë, ICME është kompania për kujdes shëndetësor më e vjetra që 65 vjet ne po sjellim një ekspertizë ndërkombëtare dhe jemi të zotuar që të i implementojmë ato që do ofrojmë për Kosovën”, tha ai.
ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.
Kontrata e nënshkruar është në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare me Bankën Botërore dhe do të zgjasë 6 muaj me mundësi vazhdimi.