Prishtinë | 07 Kor 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online
Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se nga dita e sotme, e mërkurë, 7 korrik 2021, për marrje të vaksinës kundër COVID 19, përmes platformës e-Kosova, termine mund të caktojë edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.
Po ashtu bëhet e ditur se në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:
Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);
Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Zyrtarët publikë;
Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;
Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;
Zyrtarët doganorë;
Gazetarët;
Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.
Ministria tërheqë vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.