Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të reja në rast të shtimit të rasteve me Coronavirus
Në një prononcim për GazetaBlic, zyrtarë nga MSh-ja kanë thënë se ka pas disa rekomandime të reja për shtimin e masave të reja. Këto masa lidhen me kontrollin për bartje të maskave të klientëve që hyjnë në makete e qendra të mëdha.
‘Së fundi, në takimin e fillimit të kësaj jave ne Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 janë trajtuar disa tema dhe ka pasur edhe disa rekomandime për disa masa shtese që lidhen me kontrollin për bartje të maskave të klientëve që hyjnë në makete e qendra të mëdha, bartjen e shportes (karrocës) nga klientët si një mjet për mbajtje të një lloj distance midis klientëve dhe disa masa te tjera, të cilat mund të bëhen vendime nëse inspektoratet përgjegjëse konstatojne se mund t’i mbikëqyrin dhe mund të zbatohen. Megjithatë, ato ende janë vetëm rekomandime deri në ndonjë vendim të Qeverisë. Situata epidemiologjike është ajo që dikton edhe marrjen e masave të reja, lirimin apo shtrëngimin e tyre, varësisht prej numrave që dalin nga testimet dhe numrat e të hospitalizuarve’, përfundoi për GazetaBlic, Ministria e Shëndetësisë.