MSH-ja paralajmëron masa shtesë për maketet dhe qendrat e mëdha tregtare

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të reja në rast të shtimit të rasteve me Coronavirus

Në një prononcim për GazetaBlic, zyrtarë nga  MSh-ja  kanë thënë se  ka pas disa rekomandime të reja për shtimin e masave të reja. Këto masa lidhen me kontrollin për bartje të maskave të klientëve që hyjnë në makete e qendra të mëdha.

‘Së fundi, në takimin e fillimit të kësaj jave ne Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 janë trajtuar disa tema dhe ka pasur edhe disa rekomandime për disa masa shtese që lidhen me kontrollin për bartje të maskave të klientëve që hyjnë në makete e qendra të mëdha, bartjen e shportes (karrocës) nga klientët si një mjet për mbajtje të një lloj distance midis klientëve dhe disa masa te tjera, të cilat mund të bëhen vendime nëse inspektoratet përgjegjëse konstatojne se mund t’i mbikëqyrin dhe mund të zbatohen. Megjithatë, ato ende janë vetëm rekomandime deri në ndonjë vendim të Qeverisë. Situata epidemiologjike është ajo që dikton edhe marrjen e masave të reja, lirimin apo shtrëngimin e tyre, varësisht prej numrave që dalin nga testimet dhe numrat e të hospitalizuarve’, përfundoi për GazetaBlic, Ministria e Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme