MSH-ja sqarohet rreth testit PCR: Vendimi është marrë para shumë muajsh

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Minsitria e Shëndetësisë është sqaruar rreth vendimit për vendimin për PCR teste për ata që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë.

Përmes një komunikate për media, MSH-ja thotë se testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19.

Komunikata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjsdhëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid.

Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë.

Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19.

Për të gjithë qytetarët, në veçanti për ata që spekulojnë në opinion, më poshtë i gjeni linqet rreth kësaj të vërtete:

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2021/02/Vendim-mga-mbledhja-e-63-të-e-Qeverisë.pdf

(Vendimi i datës 11.02.2021)

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2021/01/Vendimet-e-Mbledhjes-se-58-të-Qeverisë.pdf

(Vendimi i datës 14.01.2021)

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/11/Vendimi-i-mbledhjes-së-42-të-Qeverisë-.pdf

(Vendimi i datës 11.11.2020)

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/11/Vendimi-i-mbledhjes-së-39-të-Qeverisë-.pdf

(Vendimi i datës 01.11.2020)

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/09/Vendimet-e-mbledhjes-së-32-të-të-Qeverisë.pdf

(Vendimi i datës 25.9.2020).

Për më tepër keni edhe disa ilustrime rreth ketyre vendimeve, që demantojnë kategorinë e atyre që gënjeshtrën e kanë bërë kategori rutinore në komunikim me opinionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme