MSh-ja tregon shërbimet e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se miratimin me e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, do të rregullohet kujdesi shëndetësor.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se do të rregullohen edhe procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura.

“Në të ardhmen, qytetarët mund të kenë mundësi që këto shërbime të rëndësishme lidhur me shëndetin riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar – Fertilizimi in vitro (IVF) t’i marrin edhe në institucionet publike shëndetësore”.

“Rregullimi i kësaj fushe tashmë edhe me ligj, krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësitë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme