Fondi i Sigurimeve Shëndetësore njofton se ka mbështetur me 120 000 euro trajtimin e pacientit A, H. në Turqi, sipas FSSh-së, aq sa është kërkuar në bazë të profaturës së prezantuar dhe jo me 80 000 euro siç dezinformohet opinioni nga persona të papërgjegjshëm, kryesisht në rrjete sociale
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSh) dëshiron të njoftoj opinionin se një informacion i cili po qarkullon kryesisht në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme për trajtimin e një pacienti kosovar në Turqi, në të cilin thuhet se “Ministria e Shëndetësisë ka përkrahur trajtimin e tij me vetëm 80 000 euro”, është i pasaktë.
FSSh bën të ditur se familjarët e pacientit A.H., i prekur nga Dg. Leucemia acuta lymphoblastica relaps, ka aplikuar në Programin e Trajtimit Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike të Fondit më 10. 01. 2019 si rast urgjent, duke prezantuar edhe profaturën e trajtimit në vlerë prej 120 000 eurove.
Me datë 10.01.2019, pacientit i lëshohet fletëzotimi nga FSSh për mbulimin 100% të shpenzimeve shëndetësore në bazë të profatures së ofruar nga aplikuesi/prindi i pacientit A. H.
Gjithashtu, Bordi Ekzekutiv për TMJIShP, ka aprovuar shumën prej 120 000.00 € bazuar në fletëzotimin e lëshuar si dhe profaturën e paraqitur.
Prandaj, lidhur me këtë rast, FSSh, për hir të informimit korrekt, dëshiron të demantoj dhe ta demaskoj të pavërtetën, lidhur me këtë pacient, e cila është duke qarkulluar nga persona të papërgjegjshëm, kryesisht në rrjetet sociale.