Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin me vaksinën kundër COVID-19 edhe për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.
MSH ka treguar se kanë siguruar doza pediatrike të vaksinës antiCOVID, si donacion nga SHBA-të përmes COVAX-it, derisa kanë siguruar edhe materiale përcjellëse për vaksinim.
“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.
MSH ka rikujtuar se: Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë; Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë; Grupmosha 5-11 vjeç me dozen e pare dhe dozën e dytë.
Kujtojmë që ditët e fundit janë shënuar numër i madh i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm sot u regjistruan afër 900 raste të reja.