MSh me projekt për trajtimin e HIV-it

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 15:23 | Nga

Nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Shëndetësisë Izet Sadiku, sot është mbajtur punëtoria në të cilën është prezantuar Programi i HIV dhe TB-së të përkrahura nga Fondi Global me temën “Qëndrueshmëria dhe Tranzicioni”.

Zëvendësministri Sadiku ka folur për rolin dhe rëndësinë e Programit Kombëtar për HIV dhe TB, përkrahjen e Fondit Global si dhe për rolin e Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e këtij programi.

Ai tha se qëllimi i kësaj punëtorie është që të dilet me konkluza të qarta të cilat do të ndihmonin zhvillimin dhe zbatimin e Programit për HIV dhe TB, dhe ju ka bërë thirrje të gjithë akterëve relevantë që janë të kyçur në këtë program, që të jenë të përgjegjshëm karshi obligimeve që kanë.

Në punëtori është prezantuar Marrëveshja e Grantit për HIV, Qëndrueshmëri dhe Tranzicioni, Politikat e Fondit Global dhe obligimet që ka Ministria e Shëndetësisë ndaj Marrëveshjes.

Po ashtu, në këtë punëtori është bërë edhe hartimi i planit afatshkurtër të veprimit të MSh-së, duke u bazuar në obligimet e marra nga Marrëveshja si dhe është bërë identifikimi i prioriteteve, ndarja e përgjegjësive dhe afatet kohore të realizimit të këtij plani dhe plani për fazën tranzitore.

Ndryshe, Programi i për HIV dhe TB deri më tani ka kontribuar në një ambient përkrahës për zbatimin e këtij programi si dhe ka krijuar kapacitete vendore të resurseve humane të cilat mund të shërbejnë në periudhën e tranzitore prej Grantit në Institucionet Publike.

Derisa, qëllimi kryesor i Programit për HIV dhe TB është të mbahet prevalenca e ulët e HIV dhe të përmirësohet kualiteti i jetës së personave të afektuar në Kosovë, e paralelisht me qëllimin si objektiv është fuqizimi i sistemit shëndetësorë dhe i komunitetit, të cilët do të mundësojnë intervenime të integruara të qëndrueshme dhe të bazuara në nevoja, për personat e afektuar nga epidemia e HIV.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme