Kompania M&Sillosi është duke vazhduar me ritmin normal të furnizimit me grurë.
Vëllimi i importit të grurit mbetet i pandikuar nga situata e jashtëzakonshme. Kamionët kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia Veriore, përmes pikës kufitare Hani i Elezit.
Gjatë 24 orëve pritet të futen në Kosovë 40 kamiona grurë nga kjo kompani, me rreth 1000 tonë grurë.
Sipas kësaj, qytetarët e Kosovës duket se nuk do të kenë më problem për furnizmin me grurë.
Ndërsa importi javor do të jetë rreth 3000 ton grurë.