MTI dhe IFC me projekt që mbështet prodhuesit vendor

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim Damien Shiels menaxherin për Evropën dhe Amerikën Latine në IFC me ekipin e tij.

Ata bashkëbiseduan për projektet e ardhshme që do t’i realizojë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, njofton Klan Kosova.

Shala theksoi se IFC konfirmoi se së shpejti do të fillojë me një projekt të ri që do t’i mbështesë prodhuesit vendor, kryesisht në prodhimtarin teknologjike, që mundëson fuqizimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Temë e debatit ishte edhe shkëmbimi i përvojave në tërheqjen e investimeve me vendet e ngjashme siç është Irlanda. U vlerësuar edhe fuqizimi i mekanizimit për trajtimin e ankesave për investitorët, që do të bëhet në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është falënderuese ndaj IFC-së dhe Qeverisë Zvicerane për mbështetjen e deritanishme dhe ne jemi të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në projektet që na presin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministri Shala.

Ndërsa Damien Shiels konfirmoi se së shpejti IFC do të nis me një projekt të ri në mbështetje të prodhuesve vendor, duke ndikuar edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Të ngjashme