MTI e përkushtuar të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 14:37 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi, në konferencën e mbajtur
sot me temë: “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” tha se duke iu falënderuar përfaqësuesve të Agjencisë se Zvicrës për Zhvillim dhe Korporatë (SDC), për bashkëpunimin e deritanishëm në nxitjen dhe Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat, ku deri më tani kemi kaluar fazën e parë të projektmarrëveshjes dhe duke e ditur rëndësinë që sektori privat, që zë vend në zhvillimin ekonomik si promotor kyç, qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në dy vitet e fundit, në kuadër të bashkëpunimit të aktiviteteve të përbashkëta, nëpërmjet Agjencisë për Promovim KIESA dhe PPSE kanë organizuar panairet si: Panairi i ushqimit Slow Food në Cyrih dhe mbështetja e panairit të ushqimit SIAL në Paris.

Thaçi falënderoi ambasadorin zviceran Lebet, për bashkëpunimin e mëtejmë në nxitjen e punësimit në sektorin privat dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën shteti helvetik.

Thaçi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht MTI, politikat e saj në zhvillimin ekonomik i ka orientuar konkretisht në përkrahjen, stimulimin dhe mbështetjen ligjore në zhvillimin e sektorit privat dhe investimeve të huaja, si gjenerator kryesor i rritjes ekonomike, punësimin dhe zhdukjes së varfërisë.

Me tutje, Thaçi tha se objektivat e MTI-së, gjatë kësaj faze, do të jenë në mbështetjen e sektorit privat në fushën e prodhimit, ku ne si ministri, me vëmendje të posaçme, kemindërmarrë hapa të prekshëm për të krijuar legjislacionin e nevojshëm konform rregullave të BE-së, duke lehtësuar ambientin afarizmit në Republikën e Kosovës, që nga faza e regjistrimit të biznesit, lehtësirat fiskale e deri tek masat mbrojtëse për produktet e këtyre prodhuesve. E gjithë kjo është bërë për të krijuar mundësi që bizneset të kenë hapësirë të mjaftueshme të zhvillojnë afarizmin e tyre dhe të gjenerojnë vende të reja të punës. Ndër tjera, Thaçi theksoi se MTI objektivat për të ardhmen strategjike i ka orientuar në:

1. Zhvillimin, përkrahjen dhe promovimin e sektorit priva NVM dhe investimeve të huaja,

2. Përmirësimin e lëvizjes së lirë të mallrave apo rregullimin e tregut të brendshëm dhe

3. Avancimin e politikave tregtare.
Zv/ministri Thaçi paraqiti edhe objektivat strategjike të MTI-së, që i kontribuojnë zhvillimit
ekonomik në të ardhmen si :
4.  Zhvillimi i konkurrueshmërisë së sektorit privat përmes zhvillimit industrial dhe
përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes;
5. Zhvillimi i industrisë përmes mbështetjes së sektorëve kyç për të rritur
produktivitetin dhe eksportin,
6. Zhvillimi i zonave ekonomike,
7. Përmirësimi i qasjes në financa për biznese,
8. Avancimi i politikave të turizmit,

9. Nxitja dhe inkurajimi i investimeve dhe eksportit,
10. Promovimi i turizmit,
11.Promovimi i eksportit duke i përgatitur NMVM-të për eksport dhe
identifikuar/zhvilluar tregjet potenciale,
12. Zhvillimi dhe promovimi i infrastrukturës ligjore si dhe anëtarësimi në
organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare,
13. Harmonizimi i mëtejmë i legjislacionit vendor me ato të BE-së, në fushën e
infrastrukturës së cilësisë përfshirë mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e
tregut,
14. Ndërgjegjësimi i bizneseve dhe konsumatorëve sa i përket rolit dhe rëndësisë së
infrastrukturës së cilësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme