Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka njoftuar kabinetin qeveritar për zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.
Ai ka sqaruar se prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.
Minisitri shtoi se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, seriozitet dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Republikën e Kosovës.
“Në pika të shkurtra paraqesë një informimin lidhur me kërkesat e investitorëve që synojnë të marrin investitorin strategjik. Ju informoj lidhur me aplikant dhe llojin e këtyre bizneseve ose operatorëve ekonomik ku shumica e tyre kanë aplikuar në këto fusha si: energji, transport, bujqësi, shëndetësi, turizëm”.
“Deri më tani kanë aplikuar 35 subjekte të interesuara për të marrë statusin e investitorit strategjik. Nga këto aplikacione 1 investitor është gati për nënshkrim të marrëveshjes me Qeverinë, një është në pritje që deri ne fund të javës pritet të jetë e gatshme, projektit Kelkos i është anuluar pas protestave në Pejë. Në total kemi rreth 1 miliardë euro investim strategjike”.