Agjencia e Metrologjisë, më bashkëpunim me Inspektoratin e MTI-së, kanë bërë verifikim e peshoreve të mëdha.
Verifikimi është duke u bërë para fillimit të sezonit të korrje-shirjeve, me qëllim që të mos mashtrohet konsumatori.
Verifikimet kanë filluar në Sllatinë në kompaninë e përpunimin të miellit “Vali”, ndërsa do të vizitohen edhe kompani të tjera shkruan EkonomiaOnline.
Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza, ka thënë se qëllimi kryesor i kësaj vizite është verifikimi i peshoreve më mbrojtje të konsumatorit.
Fejza tutje shtoi se inspektimet e tilla do të bëhen edhe në qytete të tjera
“Qëllimi i vizitës është verifikimi i jashtëzakonshëm për të gjitha pikat grumbulluese dhe fabrikat e miellit në këtë prag të fillimit të korre-shirjes verifikimi i peshoreve në pika grumbulluese në funksion të mbrojtjes së konsumatorit duke pasur parasysh se kjo është njëra ndër parimet e themelore edhe të Ministrisë së Tregtisë edhe të ministrit Endrit Shala. Ky aktivitet është në përmbushje të obligimeve ligjore që dalin nga ligji për metrologjinë dhe në funksion ka mbrojtjen e konsumatorit duke e pas parasysh se jemi në prag te korre-shirjen më Republikën e Kosovës. Sot ne jemi në këtë aksion të verifikimit të jashtëzakonshëm në mbështetje të Inspektoratit duke filluar këtu dhe do të vazhdojmë edhe në Rajonin e Prizrenit dhe rajonet e tjera.
Kryeinspektori i i Ministrisë së Tregtisë Lulzim Syla ka bërë thirrje tek grumbulluesit që të bëjë verifikimin e peshoreve përndryshe do të gjobiten me shumën 1500 euro.
“Inspektoratit i Ministrisë së Tregtisë i bën thirrje të gjithë grumbulluesve që të bëjnë verifikimin e peshoreve në të kundërtën nëse nuk i bëjnë verifikimin e peshoreve, Inspektorati i cili është në teren do të merren masa sipas ligjeve në fuqi pra të gjitha ato që Inspektorati do të has do të gjobitet. Gjobat parashihen sipas ligjeve deri në 1500 euro”, tha ai.