Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka iniciuar procedurë gjyqësore ndaj ish-ministrit Bajram Hasani.
MTI ka paditur ish-ministrin Hasani për shkak të mjeteve që ka marrë si paradhënie nga arka e kësaj ministrie në vlerën prej 2232, 55 euro.
“Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.MSHP 2004/07 për udhëtimet zyrtare kërkojmë këtë inicim të padisë: Lidhur me inicimin e padisë keni këto elemente-dëshmi si në vijim:
Kërkesën e vazhdueshme me telefon nga MTI për z.Bajram Hasani për kthimin mjeteve të marra;
Kërkesën për paradhënie të datës 14.05.2018 në shumën prej 1,9025.05 euro si dhe dëshminë e dorëzimit të shumës;
Kërkesën për paradhënie të datës 13.08.2018 në shumë prej 307.50 euro si dhe dëshminë e dorëzimit të shumës”, thuhet në dokumentin e padisë ndaj ish-ministrit Hasani.
Kujtojmë se Bajram Hasani ishte liruar nga detyra si ministër i MTI-së, në shtator të vitit 2018.
Vendimin për lirimin e tij nga detyra e kishte marrë Qeveria e Kosovës, pas kërkesës të Nismës Socialdemokrate.
Ndërkaq Bajram Hasani javë më parë është dorëhequr edhe nga Nisma Socialdemokrate, mirë po ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike duke mos e bërë të ditur se cilit subjekt do t’i bashkohet.