Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes një komunikate për medie ka njoftuar se nuk asnjë marrëveshje me BIK-un dhe Komunën e Prishtinës TI lidhur me shërbimet e funeraleve.
Sipas komunikatës shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushë veprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj.
Njoftimi i plotë:
Sqarim nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) lidhur me raportimet në media, të datës 30.08.2019, për marrëveshjen ndërmjet Komunës së Prishtinës, Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe MTI-së për shërbimet funerale.
Përmes këtij sqarimi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e informon publikun së nuk ka asnjë marrëveshje të tillë mes BIK-ut, Komunës së Prishtinës dhe MTI lidhur me shërbimet e funeraleve, siç është raportuar sot në media elektronike.
Shërbimet e tilla nuk rregullohen në fushëveprimtarinë e MTI-së dhe as nuk janë kompetencë e saj. Andaj ky mund të jetë ndonjë gabim teknik nga ana e mediave raportuese sa i përket përfshirjes së MTI-së.