Emri i Michael Jackson është fshirë nga Video Vanguard Award i MTV-së në ceremoninë e çmimeve për video muzikore të hënën.
Rrjeti muzikor e largoi në heshtje mbretin e ndjerë të popit nga emri i çmimit, i cili u riemërtua në Jackson në vitin 1991, pa ndonjë shpjegim gjatë showt të së hënës, shkruan KOHA Ditore. Redaktorët në Page Six raportuan muajin e kaluar që MTV do ta largonte emrin e Jacksonit nga çmimi për shkak të reagimit të mundshëm pas shfaqjes së HBO të dokumentarit kontrovers “Leaving Neverland”.
Filmi përqendrohet në akuzat historike të abuzimit seksual të bëra kundër yllit nga James Safechuck dhe Wade Robinson. Përfaqësuesit e trashëgimisë së Jackson kanë paditur HBO-në për filmin.
Emri i Jacksonit ishte përfshirë në një njoftim për shtyp të ku paralajmërohej çmimi, i cili iu nda reperes Missy Elliott këtë vit, por promovimet e tjera e përjashtuan emrin e tij.
Elliott e përmendi këngëtarin e Thriller gjatë fjalimit të saj pranues, duke thënë: “Çmimi Michael Jackson Video Vanguard do të thotë shumë për mua”, para se ta falënderonte shoqen Janet Jackson për miqësinë dhe frymëzimin e saj. MTV nuk e ka komentuar vendimin.