Muhamet Mustafa promovon librin “Kapërcimi i vetmisë”

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 14:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “Kapërcimi i vetmisë” i autorit profesor, Muhamet Mustafa, dhe njëherit deputet i Kuvendit të Kosovë.

Ai përmes rrëfimit për jetën tregon përpjekjet dhe sakrificën e gjeneratës së tij për avancimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës dhe të pozitës së shqiptarëve në kohën e ish-Jugosllavisë, përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli.

Biblioteka Kombëtarë “Pjetër Bogdani”, u pasurua me këtë libër sot ku u bë edhe promovimi i këtij libri.

Bardh Rugova, profesor në Universitetin e Prishtinës tha se Mustafa e ka shkruar historinë e jetës së tij dhe përmes saj lexohet lindja dhe ndërtimi i shtetit të Kosovës.

“Ky libër nuk na etiketon etiketat e bardh apo e zezë, por na tregon nuancimet e asaj kohe në të cilën e kemi jetuar. Kjo është një vlerë shumë e madhe në tërë shoqërinë tonë në të cilën jemi mësuar t’i shohim gjërat në mënyrë partizane, do të thotë si të mira dhe si të këqija jo me interpretime faktike të asaj që ka ndodhur”, ka thënë Rugova.

Kurse vetë autori i librit, Muhamet Mustafa, bëri të ditur se në këtë libër ka shkruar për një kohë të vështirë në të cilën ka kaluar gjenerata e tij.

Sipas tij, ky libër do t’iu  shërbej të rinjve të Kosovës ta shohin kohën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar shteti i Kosovës.

“Me këtë libër kam dhënë rrëfimin tim për një kohë të vështirë për gjeneratën time e cila është përpjekur të arrij horizonte të reja lirie dhe të jetesës së dinjitetshme në kushte shumë të rënda dhe përlotë kufizime”, ka kujtuar Mustafa, gjersa tregonte një pjesë të historisë të cilën e kishe përjetuar vetë në kohën kur ishte nxënës dhe student.

Ky libër është përmbledhje esesh të shkruara nga autori, tashmë deputet i parlamentit të Kosovës, Muhamet Mustafa.

muhamet-mustafa1

Të ngjashme