Garuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik, transmeton Gazeta Metro.
Muhamet Ramadani është shpallur kampion në hedhjen e gjylës, duke fituar kështu medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Muhamet Ramadani ka treguar forcën e tij edhe në kampionatin ballkanik të atletikës në sallë, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Medalisti i artë i ‘EYOF Baku 2019,’ fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kg. Ramadani e hodhi gjylën në largësi 19.20 metra.