Shtabi Emergjent e ka mbajtur takimin e radhës ku kanë marrë pjesë edhe shefat e grupeve në Asamblenë Komunale nga subjektet politike e poashtu edhe institucionet tjera.
“Pas raportimit për të infektuar me Covid-19 nga fshati Bllacë vendosëm që të apelojmë për vetizolim të këtij fshati, e sidomos Lagjia “Suka”.Banorët e këtij fshati duhet ta trajtojnë situatën seriozisht dhe të mos bëjnë lëvizje e as vizita tek të afërmit, sidomos me pjesën e Komunës së Malishevës, sepse ajo zonë është në karantinë. Do të veprohet më tutje në raport me situatën dhe informacionet që na vijnë nga institucionet përkatëse “, njofton Komuna e Suharekës.
Komuna e Suharekës ka vendosur të marrë edhe disa masa shtesë:
– Dezinfektimi i hapsirave publike në qytet dhe fshatra;
– Do të bëjmë kërkesë zyrtare drejtuar Policisë në Suharekë që të bllokohen hyrje-daljet Suharekë-Malishevë;
– Asnjë qytetar të mos lejohet të hyjë në markete, banka, institucione dhe kudo në hapsira të ndryshme pa maskë dhe doreza;
– Në hyrje të secilit lokal apo qendër tregtare, ku bëhet frekuentimi i madh i qytetarëve vet bizneset duhet të marrin masa për dezinfektim;
– Do të shtohet numri i inspektorëve nga Komuna e Suharekës për mbikqyrjen e zbatimit të urdhëresave të caktuara për situatën e fundit.
– Fondi shtesë emergjent u shtua edhe për 40 mijë euro.
Njoftim i kryetarit Bali Muharremaj: