Muharremaj: Blerim Kuçi gjithmonë del vetëm si fitimtar

Suharekë | 22 Shk 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj,  përmes një publikimi në Facebook ka shkruar rreth ftesës së ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Kuçi në gjykatën e Hagës.

“Blerim Kuçin po e sfidojnë sërish. Tregimi do të përsëritet edhe njëherë, dhe do të jet padyshim triumfues për te, në një kohë të lavdishme e cila e njohu si Komandant të “Brigadës 123. Ballafaqimi po vjen tani në një dimenzion tjetër, përveç trimërisë në luftë ai do ta ketë shancin për ta argumentuar edhe në Hagë pastërtinë e luftës së UÇK-së.”

Muharremaj përmes shkrimit të tij ka thënë se ish-ushtari i UÇK-së, do të dal fitimtarë.

“Natyrisht duke udhëtuar në shumë sfida me te gjatë jetës, ju garantoj me besim të plotë se ai gjithmonë del vetëm si fitimtar.Rrugëtimi i tij është i njëllojt kudo që e ka pranuar detyrën. Si Ministër, Kryetar i Komunës së Suharekës, dhe tani deputet në Kuvendin e Kosovës, ai ka reflektuar përmes punës përkushtimin për vendin.

Humanizmi është rrëfimi që ia shfaq anën tjetër të karakterit të tij, ku si biznesmen i suksesshëm nuk e ka kursyer përkushtimin që tu gjendet afër atyre që kanë nevojë.

Emri i tij është i njohur kudo në Kosovë, pikërisht për largpamësinë e tij.

Kjo sfidë e rradhës do të jetë edhe një dëshmi shtesë për gadishmërinë e tij që t’i jap shumëçka vendit.

Qysh tash nga Blerim Kuçi e besoj dhe e shoh fitoren e tij. Ai e ka dëshmuar gjithmonë se kthehet vetëm fitimtar” ka përfunduar Muharremaj.

Të ngjashme