Muharremaj fton qytetarët e Suharekës të legalizojnë pronën

Suharekë | 02 Gus 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka filluar legalizimi i objekteve pa leje, shkruan EkonomiaOnline.

Muharremaj tutje ka thënë se edhe vet i është përgjigjur këtij procesi ndërsa ka ftuar qytetarët e kësaj komune të bëhen pjesëmarrës në procesin e legalizmin e shpive, bizneseve etj.

Shkrimi i tij i plotë:

Unë sot ju përgjigja procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, në Komunën e Suharekës.

Kam pritur në radhë si të gjithë qytetarët tjerë për të aplikuar, për legalizimin e shtëpisë në fshatin Gjinoc ku tashmë edhe jetoj.

Për më shumë të dhëna, jeni të mirëpritur në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës.

I ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, që të jenë pjesëmarrës në procesin e legalizimit, për shtëpitë dhe objektet tjera të banimit dhe bizneseve të tyre.

Të ngjashme