Kryetari i Komunës së Suharekës, Bli Muharremej po qëndron për një vizitë në Gjermani. Ai atje është takuar me studentë të kësaj komune që studiojnë dhe veprojnë në Shtuttgart të Gjermanisë.
Kryetari Muharremaj ka vlerësuar angazhimin e studentëve, ndërsa ka bashkëbiseduar me ta për tema të ndryshme, që janë në interes për qytetarët e kësaj komune.
Ky është njoftimi i plotë i Bali Muharremajt në llogarinë e tij në Facebook:
Dje në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, nën organizimin e Konsullit Imer Lladrovci jam takuar me një grup studentësh nga Komuna e Suharekës, të cilët studiojnë në Universitetin e Shtuttgartit.
Ata janë studentë të dalluar të cilët njëherit bashkëpunojnë edhe me firmat me të njohura sikurse janë Bosch, Deutsche Bahn, Porsche etj.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të ndryshme të cilat janë me shumë interes për Kosovën dhe Komunën e Suharekës në veçanti.
Studentët ishin të interesuar për temat si mbrojtja e ambientit, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, arsimi, dhe temat e tjera me interes për qytetarët tanë.
Bali Muharremaj