Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus.

Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto raste lidhen më infektimet në Universitetin e Prizrenit dhe qendrën shëndetësore në Mamushë.

“Momentalisht janë të prekur gjashtë fshatra me nga një apo dy persona”, tha ai

I pari i Suharekës thotë se është marrë vendim që nga fillimi i këtij muaji të gjithë qytetarët të përdorin maska dhe doreza edhe nëse dalin në shëtitje.

“Në total nga fillimi i pandemisë në Komunën e Suharekës janë paraqitur 54 raste me coronavirus”.

Muharremaj thotë se deri më tani asnjë infektim burimor nuk ka dalë nga Komuna e Suharekës por të gjitha rastet janë importuar nga komunat tjera.

I pari i Suharekës thotë se prej dy muajsh nuk janë paraqitur raste të reja deri në momentin kur është hapur Universiteti i Prizrenit nga i cili thotë se janë importuar rastet e reja.

Të ngjashme