Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj sot gjatë ditës ka pritur në zyrën e tij të rinjë që janë interesuar për vëzhgim të projekteve komunaje.
I pari i Suharekës është shprehur i gatshëm të marrë këshilla nga të rinjtë gjatë punës së tijë.
“Artina dhe Edi sot për një kohë ishin aktiv dhe vëzhgues në zyrën time.
Natyrisht jam i hapur ndaj vizionit të tyre”.
Muharremaj gjatë ditës kishte takuar edhe dy të rinjë tjerë në ztrën e tijë
“Edhe Albioni e Tokliri, sot treguan interesimin për punën dhe ecurinë e projekteve në institucionet komunale.
Unë gjithmonë jam i gatshëm të marrë këshilla dhe ide që na shërbejnë të ardhmen”.